Thursday, May 22, 2008

Shkrime per Presidentin

Portreti i Presidentit Sejdiu në gazetën egjiptiane "Al Hajat"

Kajro, 22 maj - Gazeta egjiptiane "Al Hajat" (Jeta) e datës 18.05.2008, në rubrikën e saj "Nga personalitetet e mendimit bashëkohor shqiptar", shkruar nga Beqir Ismaili, i kushtoi vëmendje të veçantë Dr.Fatmir Sejdiut, President i Kosovës, në shërbim të Kosovës dhe popullit të saj të lashtë. Ndër të tjera gazeta thekson: "Kosova është vend me kulturë të lashtë e të lavdishme që në shekuj ka nxjerrë shembuj të individëve të veçantë, personalitete të pakrahasueshëm e largpamës, udhëheqës të lëvizjes popullore shqiptare për triumf, lavdi dhe vetëbesim, dinjitet dhe pishtarë ndriçues në rrugën për liri, derisa më në fund, Kosova arriti të finalizonte statusin e saj. Këto modele të shkëlqyera të figurave të udhëheqësve të Kosovës, ndikuan drejtpërdrejt në të gjitha fushat, atë historike, kulturore, politike, intelektuale, ekonomike etj., të saj. Ishte pikërisht shembulli i këtyre liderëve model, të cilët punuan me përkushtim, dashuri, sinqeritet dhe devotshmëri, mbi parimet e ngritjes, lartësimit të Kosovës dhe arritjeve së saj, deri tek shteti i lirë, i pavarur dhe sovran me të drejtën ligjore të pjesëmarrjes në të gjitha reformat e shteteve të botës, për zhvillim në shkallë të barabartë. Nga këto modele të madhërishëm, që i vlerëson e gjithë bota dhe në veçanti populli i Kosovës, është dhe Dr.Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, i cili gjithmonë, që nga momenti i besueshmërisë së postit të Presidencës së Kosovës, ka punuar dhe menduar me qëndrueshmëri dhe përkujdes, për prosperitetin e vendit të tij, për ta ngritur atë në shkallët më të larta të zhvillimit dhe përparimit. Pikërisht për të gjitha këto vlera që përçon lidershipi i tyre, për ndjenjat e larta të atdhedashurisë, devotshmërisë në punë dhe shpirtit të sakrificës, populli i Kosovës, me konsideratë dhe rrespekt të veçantë, e ka mandatuar atë si President të vendit. Dr.Sejdiu është njëri prej liderëve dhe udhëheqëve më të mëdhenj bashkëkohorë, njëri prej atyre të cilët, kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së Kosovës në kohën tonë. Puna titanike që ai dhe partia e tij, në bashkëpunim të ngushtë me Partinë Demokratike, me në krye udhëheqësin e saj, sot Kryeministër, Hashim Thaçi, bënë që të arrihej, nëpërmjet negoiciatave, zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës dhe zgjidhej përfundimisht, në përputhje dhe pajtueshmëri me të drejtat e popullit Kosovar, realizimi i lirisë dhe pavarësisë. Dr. Fatmir Sejdiu, ka lindur më 1951 në Pakashticë, komuna e Podujevës, në Kosovë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Podujevë. Më pas, në 1974, regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, ku diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë. Po këtu, vazhdon studimet pasuniversitare, ku dhe mbron titullin, Doktor i Shkencave. Gjithmonë në kërkim të dijes, studjoi dhe kreu specializime të ndryshme në shumë vende, derisa arriti përgatitje të larta shkencore. Gjatë gjithë kohës, që nga përfundimi i studimeve universitare e deri tek marrja e gradave të ndryshme shkenore, ai shkruan artikuj të ndryshëm, me ide tërheqëse, që kanë në themelin e tyre drejtësinë, jurisprudencën, historinë politike dhe kushtetuese dhe studime të tjera, nga një sërë fushash të ndryshme. Për punën dhe arritjet e tij shkencore, më 28 qershor 2006, Universiteti i Tiranës, e lauron Fatmir Sejdiun, me çmimi "Doctor Honoris Causa". Ky vlerësim erdhi si rezultat i veptimtarisë së tij të rëndsishme dhe angazhimit të tij profesional, intelektual dhe politik, si dhe për përkushtimin e tij në përcimin e këtyre vlerave tëk brezi i ri, në rolin e tij si mësimdhënës në Fakultetin Juridik dhe në atë të Shkencave Politike, në Universitetin e Prishtinës. Dr. Sejdiu është njëri prej pjesëmarësve në Kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 Dhjetor 1989. Ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK së, ndërsa më 1994, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i LDK së. Për largpamësinë e tij në fushën e politikës, fitoi votëbesimin e zgjedhësve, si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në dy edicione, më 1992 dhe 1998. Po kështu, më 1998, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, u rivotua deputet në Kuvendin e Kosovës dhe u zgjodh anëtar i Kryesisë së Kuvendit, post në të cilin u rizgjodh sërish më 2004. Në të njejtën kohë, ka qenë anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Euro atlantik dhe i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese. Për të patur sukses në të gjitha këto detyra, tepër të rëndësishme, kombëtare dhe ndërkombëtare, i ndihmoi dhe aftësia e tij për të komunikuar rrjedhshëm, në gjuhët frëngjisht dhe anglisht. Dr. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Kosovës, menjëherë pasi ndërroi jetë ish Presidenti i Kosovës, i ndjeri Ibrahim Rugova, në Shkurt 2006, detyrë në të cilën u rizgjodh për një mandat të dytë, më 9 Janar 2008. Dr. Fatimir Sejdiu vazhdon me vendosmëri të pashembullt, aktivitetet e tij të pandara për rritjen e vlerave qytetare të Kosovës dhe mirëqenien e popullit të saj, në mbrojtje të të drejtave ligjore. E gjithë veprimtaria e tij ka dhënë efekt të frytshëm, për të çuar Kosovën përpara dhe për t'a ngjitur atë në shkallët më të larta të shkëlqimit, të një shteti të integruar bashkëkohor".

No comments: